Korçë, një person hidhet nga kati i katërt i pallatit

Korçë, një person hidhet nga kati i katërt i pallatit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Korçë ku një person i ka dhënë fund jetës. 

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person rreth 60 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i një pallati. 

60-vjeçari ka ndërruar jetë ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar drejt vetëvrasjes, pasi nuk është banor i lagjes dhe i pallatit ku ka ndërmarrë aktin e rëndë. 

Mësohet se i moshuari është ngjitur në katin e katërt dhe më pas është hedhur nga ballkoni i korridorit. 

Policia tha zyrtarisht se, rreth orës 09:35, në lagjen nr. 15, dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 5, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtyre rasteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy