
Dy të moshuar janë ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të enjte konkretisht në Durrës dhe Vlorë sapo kanë hyrë për tu larë në det.

Ngjarja në Durrës ka ndodhur rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, ku shtetasi J. Gj., 70 vjeç, banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Edhe në Zvërnec, shtetasi F. R., 83 vjeç, banues në Fier, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det dhe si pasojë ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor për të dyja rastet ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



