Plagosen me thikë babë e bir, policia vë në pranga autorin

Plagosen me thikë babë e bir, policia vë në pranga autorin

Babë e bir, 77 vjeç dhe 53 vjeç, janë plagosur me thikë në Qënas të Fierit.

Ndërkaq, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, që është A. B., 39 vjeç.

 

NJOFTIM

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Policia kap dhe shoqëron autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Qënas, Fier, ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit  H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir).

Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy