Nano në Athinë, takon homologun grek: Forcim bashkëpunimit në luftën kundër krimit

Nano në Athinë, takon homologun grek: Forcim bashkëpunimit në luftën kundër krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i cili ndodhet në një vizitë pune në Athinë, u takua me homologun grek, Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas.

Nano dhe Skoumas diskutuan çështje me interes më të gjerë policor, duke theksuar nevojën për forcimin e kuadrit të përbashkët strategjik për luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar, trafikut të drogës, emigracionit të paligjshëm, si dhe për hetimin e rasteve të vrasjeve.

Gjithashtu, gjatë takimit, nga të dy drejtorët e përgjithshëm u shpreh vullneti i ndërsjellë për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve, në çështjet e sigurisë, bashkëpunimit policor, shkëmbimit të informacionit dhe realizimit të trajnimeve të përbashkëta.

Nano deklaroi se Policia shqiptare është e mirorientuar dhe e vendosur për të bashkëpunuar me partnerët, në veçanti me vendet fqinje, për të rritur forcën parandaluese dhe goditëse ndaj krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare.  

Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Analizës së Informacionit, Gjeneral Major Nikolaos Tsetsikas, Drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor Kolonel Ioannis Stavrakakis, shefi i Shtabit, zëvendësshefi i Shtabit, ndërsa nga Policia shqiptare morën pjesë Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Pëllumb Seferi, Drejtori i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm, Kastriot Skënderaj dhe oficerja e kontaktit të Policisë shqiptare në Athinë, Eva Kollobani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy