
Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot vendimin për Elton Kilën, duke e dënuar me pesë vite burg, pasi akuzohet për veprën penale “pastrim parash”. Kila u dënua me pesë vjet burgim, pas përfitimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe sekuestrim të disa pasurive në emër të tij dhe familjarëve.
Ai u arrestua me qëllim ekstradimi në Italisë, ku ishte kërkuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
Më herët Elton Kilës iu dogj garazhi me 10 mjete luksoze brenda, mes tyre një Ferrari dhe një jaht.
Elton alias Kastriot Kila, është arrestuar nga policia e Elbasanit në tetor të vitit 2018, në bazë të një urdhër-arresti lëshuar nga autoritet italiane.
Njoftimi i Prokurorisë së Elbasanit”
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan miratoi sot kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit për deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Kila, i akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Elton Kila u dënua me 5 vjet burg, pasi mori një dënim të reduktuar për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe sekuestrimit të disa pasurive në emër të tij dhe familjes së tij.”
Me kërkesë të prokurorisë Elbasan, u ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018, për sekuestro preventive për pasuritë:



