SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun Tushe dhe zyrtarët e tjerë të bashkisë Lushnje

SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun Tushe dhe zyrtarët e tjerë të bashkisë Lushnje

SPAK ka mbyllur hetimet për Fatos Tushën dhe zyrtarë të tjerë të bashkisë Lushnje të akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

 Tashmë, me mbylljen e hetimeve dosja do të dërgohet në Gjykatën e Posaçme dhe të arrestuarit do të dalin në seancë, ku do të vendoset dhe dënimi për ta.

 Sipas SPAK, Fatos Tushe dhe shtetasi Flamur Peqini me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në bashkëpunim edhe me zyrtarë e persona të tjerë kanë favorizuar kompaninë “Euro Alb shpk” me administrator shtetasin Bujar Murati në prokurimin për rehabilitimin e kanalit ujitës të fshatit Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë, me fond 28.5 milionë lekë.

 Hetimi ka evidentuar se edhe pse kjo firmë është shpallur fituese dhe me të është lidhur kontrata më datë 11 nëntor 2020, ndërkohë që përfitimin dhe punimet në fakt i ka kryer biznesmeni Ibrahim Lami i “Loti SHPK”, i cili është lidhje e ngushtë e kryebashkiakut Fatos Tushe dhe Flamur Peqini.

 Në masën e sigurisë “Arrest në burg”

Fatos Tushe – kryetari i Bashkisë së Lushnjes
Flamur Peqini – drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike
Ibrahim Lami – administrator i “Loti SHPK”
Bujar Murati – administrator i “Euro alb shpk”
Gazment Çela – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
Bektash Nexha – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
Blerta Turku – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

 Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”

Xhemal Hasko – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
Margarita Gjermeni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike
Andri Nusho – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
Ani Simoni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy