30-vjeçari nga Shkodra kapet me kallashnikov, pistoletë sportive dhe municion

30-vjeçari nga Shkodra kapet me kallashnikov, pistoletë sportive dhe municion

Policia e Shkodrës prangosi sot një 30-vjeçar.  

Ai u arrestua pas denoncimeve nga qytetarët se në shtëpi mbante armë zjarri.

 Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, blutë e Shkodrës i gjetën 30-vjeçarit një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë sportive “Ekol” dhe 80 fishekë luftarakë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë më armë zjarri me vete apo i mbajnë pa leje në banesë.

Falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia vë në pranga një 30-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë sportive dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K. 30 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në banesën e tij kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, 80 fishekë luftarak dhe një pistolete sportive tip “Ekol”, me një krehër me fishekë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy