
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohen për transport të emigrantëve të paligjshëm.
Në kuadër të operacionit të koduar Perimetri është bërë i mundur ndalimi i shtetasve F. B., 23 vjeç dhe E. Sh., 37 vjeç, banues në Elbasan.
Policia ka kapur në rrugën dytësore Rëmbec, Maliq, shtetasit e mësipërm duke transportuar me mjetin tip “Nissan”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Gjithashtu po nga këto struktura, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim L. Ll., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 10.02.2021, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.



