Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Pogradec.
Sipas raportimeve paraprake, i plagosuri është Brian Syzo, i cili ka marrë një plagë në këmbë.
Mësohet se Syzo është një emër i njohur për policinë për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë. Pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa priten detaje të tjera në vijim.



