Lëvizte me kallashnikov në lagjen ku banonte duke krijuar panik tek banorët, arrestohet një person në Kurbin

Lëvizte me kallashnikov në lagjen ku banonte duke krijuar panik tek banorët, arrestohet një person në Kurbin

Policia e Kurbinit ka arrestuar shtetasin me iniciale K.M pasi lëvizte me armë zjarri kallashnikov në rrugicat e lagjes ku banonte, duke krijuar panik te banorët.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me fishekë në të.

Njoftimi i policisë: Kurbin/Lëvizte me armë zjarri kallashnikov në rrugicat e lagjes ku banonte, duke krijuar panik te banorët, Policia ndërhyn në kohë duke vënë në pranga shtetasin që qarkullonte me armë.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me fishekë në të.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së denoncimit për një shtetas që lëvizte i armatosur me armë zjarri, në lagjen ku banonte, duke krijuar panik te banorët, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Fqinji”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. M., banues në Milot, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugicën e lagjes ku banonte, teksa mbante me vete, një armë zjarri kallashnikov me krehër me 24 fishekë në të. Shtetasi K. M., sapo ka parë punonjësit e Policisë, e ka hedhur armën, me qëllim fshehjen e saj. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov dhe municionit luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy