
Aleanca për Teatrin, ka depozituar sot në SPAK një kallëzim kundër ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, dhe disa drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit, për dhunën që u ushtrua ndaj tyre kur ministër ishte Sandër Lleshaj .
Aktivistja Adriana Kalaja është shprehur se kallëzimi është bërë personalisht nga aktivisti Donald Martini, i cili është dhunuar nga Policia. Sipas tyre, aktivistët e ndaluar ditën kur u prish Teatri Kombëtar, janë rrahur në komisariat.
“Ky është një kallëzim penal personal i shtetasit Donald Martini, që jo rastësisht na ka sjellë të gjithëve ne si aleancë para derës së SPAK. Ne kemi vlerësuar që kjo është një dhunë e komanduar, e mirëmenduar, dhe nuk ka pasur në fokus vetëm aktivistin e aleancës, por është një dhunë ndaj Aleancës për Teatrin.
Objekti i kallëzimit sot është dhuna e ushtruar brenda komisariatit. përgjegjës janë ministri Cuci, Ardi Veliu, drejtuesi i SHCBA, drejtues të tjerë të policisë, pasi nuk kanë marrë asnjë veprim konkret referuar kërkesave të bëra nga aktivistë të Aleancës, dhe duke mos marrë asnjë veprim konkret ato japin modelin e dhunës, i thonë cdo polici që të ushtrojnë dhunë, sepse nuk i gjen gjë.
Ushtruesit e dhunës kanë goditur Donald Martinin. Është dhuna që ushtrohet në mënyrë të vazhdueshme ndaj Aleancës për Teatrin. Ne këtu jemi për të mbështetur Donald Martinin. Edhe mua policët tentuan të më merrnin peng, por ishin këta miqtë e mi që më shpëtuan nga kthetrat e tyre. Sa herë ne vijmë në SPAK, koha na ka dhënë të drejtë”, tha ndër të tjera aktivistja Kalaja.



