Dyshohet si organizator i vrasjes së Behar Sofisë, Apeli lë në burg Skënder Vathin

Dyshohet si organizator i vrasjes së Behar Sofisë, Apeli lë në burg Skënder Vathin

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në qeli Skënder Vathin, i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias.

Mësohet se ai kërkoi nga Apeli ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në masë më të butë, por Apeli ia rrëzoi kërkesën.

Vathi nuk e pranoi në asnjë moment akuzën e ngritur nga prokuroria. Ndërkohë tre të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha, Xhuliano Visha dhe Ernejt Shyti nuk kanë bëre ankim të masës së sigurisë.

24-vjeçari Shyti ka rrëfyer para grupit të hetimit se si ka ndodhur vrasja e Sofias në 25 shkurt.

Deri më tani burime nga prokuroria e kryeqytetit thonë qe nuk ka persona të tjerë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Ndërkohë akoma nuk është vendosur nëse dosja do të kalojë për hetime të mëtejshme në SPAK. Behar Sofia u vra në 25 Shkurt pranë piramidës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy