Shpërdorim detyre dhe falsifikim për pallatet e dëmtuar nga tërmeti në Kombinat/ 3 zyrtarë në arrest shtëpie, 5 detyrim paraqitje

Shpërdorim detyre dhe falsifikim për pallatet e dëmtuar nga tërmeti në Kombinat/ 3 zyrtarë në arrest shtëpie, 5 detyrim paraqitje

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë Tiranë dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit që akuzohen për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh lidhur me shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Kombinat.

 

Aurel Çuko, Aurel Boriçi dhe Sokol Qehajaj u lanë në arrest shtëpie ndërkohë, Eleana Guçe, Rexhina Rakipi, Aleksandra Mahmutllari, Shyqyri Maloku dhe Fatmir Firi u lanë në detyrim paraqitje. 

 

Hetimi nisi për një pallat të prishur në Kombinat janarin e 2020-s me mjetet dhe shpenzimet e Bashkisë Tiranë, i cili u rifut në një tender bashkë me 14 ndërtesa të tjera që duheshin rrafshuar si të dëmtuara nga tërmeti. 

 

Prokuroria e Tiranës thotë se pallati nr. 140 nuk ishte i vetmi, që dyshohet se u pagua për t’u shembur edhe pse ishte i rrafshuar, por edhe 5 ndërtesa të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy