Kush është Klodian Çalamani, në 2006-n bashkë me shokun rrëmbeu dhe dhunoi fqinjën 16-vjeçare

Kush është Klodian Çalamani, në 2006-n bashkë me shokun rrëmbeu dhe dhunoi fqinjën 16-vjeçare

38-vjeçari Kolodian Çalamani, i dyshuar për rrëmbimin, vrasjen dhe më pas groposjen e një fëmije 8 vjeç këtë të martë në fshatin Mujalli të Fierit, nuk është një emëri i panjohur për policinë. Në vitin 2006, ai është akuzuar se ka rrëmbyer për disa minuta fqinjen e tij 16-vjeçare bashkë me shokun e tij, Florian Vasiu në atë kohë 25 vjeç.

Shkak i kësaj ngjarjeje ishte bërë ngacmimi i përsëritur i Florianit ndaj vajzës16 vjeçe, e cila ishte në vitin e dytë në gjimnazin “Perikli Ikonomi” në Fier. Ngacmimet e herëpashershme që Floriani kishte kryer ndaj 16-vjeçares N. R., ishin vërë re rastësisht nga i dashuri i saj, E. N., nga Fieri, i cili e kishte takuar atë duke i thënë që të mos e shqetësonte më të dashurën e tij.

Në këtë kohë ka ndërhyrë Klodian Çalamani dhe i ka ndarë. Floriani dhe Klodiani, duket se kanë planifikuar ndëshkimin e fqinjës së tyre të mitur, duke e kërcënuar se do t’ia dëmtonin pjesë të ndryshme të trupit të saj, pikërisht gjoksin, duke ia prerë me biçak.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Dy të rinjtë u dënuar nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy