Historia e Kurban Bajramit/ Si lindi “Festa e Flijimit”!

Historia e Kurban Bajramit/ Si lindi “Festa e Flijimit”!

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve myslimanë bashkë me Fiter Bajramin. Ndryshe është njohur edhe si Bajram i haxhive, sepse brenda ditëve të këtij bajrami kryhet edhe pelegrinazhi ritual në Mekë. Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramë, që do të thotë “Festa e Flijimit”. Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit. Akti i Kurbanit (kurbani) kryhet pas Faljes së Bajramit (Lutjet e Bajramit), të cilat kryhen me njerëz në Xhaminë më të afërt në mëngjesin e Bajramit. Ai konsiston në therjen e një kafshe si flijim për të shënuar këtë rast në përkujtim të flijimit të Profetit Ibrahim për Zotin. Kafsha duhet të jetë një dele, qengj, dhi, lopë, dem ose deve. Ajo duhet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe mbi një moshë të caktuar në mënyrë që të theret, në një mënyrë “hallall” miqësore, islamike. Mishi i Kurbanit mund të ndahet në tre pjesë të barabarta për aksion, një e treta është për ju dhe familjen tuaj, një e treta është për miqtë dhe e treta e fundit do t’u dhurohet atyre në nevojë. Me pak fjalë Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtjen e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para. Tradicionalisht, dita kalon duke festuar me familjen, miqtë dhe të dashurit, shpesh të veshur me veshje të mira ose të reja dhe duke bërë dhurata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy