
Një vajzë e re në Tiranë, është vendosur nën hetim, e dyshuar për ushtrim prostitucioni, në një shtëpi të cilën e kishte marrë me qira.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. S., 28 vjeçe pasi dyshohet se ushtronte prostitucion, në një ambient të marrë me qira, në Rrugën e Barrikadave.
Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast të kësaj veprimtarie.



