
Policia e Krujës bën të ditur se sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Thumanë -Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh, për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt mes dy drejtuesve të mjeteve.
Si pasojë e konfliktit, ka ndërruar jetë shtetasi Petrit Ndou, 57 vjeç.
Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili është arrestuar në flagrancë nga Policia menjëherë pas ngjarjes.
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë.



