
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për biznesmenin Vladimir Topi, 73-vjeç, ndërsa Silvi Shehi është lënë në arrest me burg.
Prokuroria thotë se biznesmeni nga Lushnja që administron kompaninë e ndërtimit “Dricons”, ka paguar një shumë prej 3.3 milion lekë të vjetra tek sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, me qëllim fitimin e një tenderi me vlerë 8 milion lekë të vjetra.
Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe Specialistja e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Shteto, u arrestuan më 2 qershor, për llogari të SPAK.
SPAK njoftoi se Joana Duro mori 330 mijë lekë për të favorizuar një operator ekonomik në një tender për rikonstruksionin e Qendrave Shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.
Shuma e parave u gjet në zyrën Sekretares së Përgjithshme, ndërsa paratë ishin dhënë nga Laura Shteto.



