Bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e një çante me para, në pranga 27-vjeçari

Bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e një çante me para, në pranga 27-vjeçari

Një 27-vjeçar me inicialet B.M është arrestuar pasi bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e një çante me dokumente dhe me një shumë parash, në automjetin e firmës ku punonte.

Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar çanta për të cilën kishte bërë kallëzim. Gjithashtu, pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shumën e parave, shtetasi B. M. e ka shpenzuar për lojëra fati.  

 

NJOFTIMI

Bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e një çante me dokumente dhe me një shumë parash, në automjetin e firmës ku punonte, vihet në pranga 27-vjeçari. 

Gjendet në banesën e 27-vjeçarit dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, çanta që ky shtetas e kallëzoi të vjedhur. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi B. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, se i kishin vjedhur çantën me dokumente dhe me 190 000 lekë, në automjetin e firmës ku punonte, në lagjen "Mazreku", Kashar, kanë nisur menjëherë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.     

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. M. ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e çantës me dokumente dhe para. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar çanta për të cilën kishte bërë kallëzim. Gjithashtu, pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shumën e parave, shtetasi B. M. e ka shpenzuar për lojëra fati.  

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi i shtetasit B. M., 27 vjeç, banues në Kashar, për veprën penale "Kallëzimi i rremë".     

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy