Muçi: Isha besnik i diktaturës së proletariatit. Kur fillova punë kuptova që s’ishte siç kisha mësuar në shkollë

Muçi: Isha besnik i diktaturës së proletariatit. Kur fillova punë kuptova që s’ishte siç kisha mësuar në shkollë

Pedagogu Shefqet Muçi tha në emisionin “Arnautistan” se dikur ka qenë besnik i asaj që konsiderohej si “diktaturë e proletariatit”, por kur nisi punë kuptoi që gjërat nuk ishin siç i kishte mësuar në shkolla. Muçi tha se ka mbajtur ditar me shënime kur gjykoi një fshatar në Tropojë për krime kundër shtetit. “Unë isha gjyqtar i shkolluar në Fakultetin Juridik, isha besnik i diktaturës së proletariatit, unë edhe shokët e mi. Kur fillova punën kuptova që nuk ishte ashtu siç kisha mësuar në shkollë. Kur kam gjykuar për krime kundër shtetit, një fshatar në Tropojë që shante kinezët, kam mbajtur ditar. Ma kapi një shok ma grisi. Në fund të fundit ligji ishte ligj, ne do zbatonim ligjin. Ligji është vullneti i atij që ka pushtetin, edhe sot. Ligji shpreh vullnetin e mazhorancës sot, atëherë të partisë në pushtet. Marrim rritjen e pagave të pushtetarëve. Të gjithë thonë çfarë bëhet kështu, edhe unë vet, por kur vjen puna për të zbatuar ligjin, do vejë në gjykatë dhe gjykata do thotë të jepet paga se ashtu e thotë ligji. Nuk duhet ngatërruar ligji me dëshirën tënde, të mirën apo të keqen”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy