Karamuço: Shkaktarë të vërtetë të aksidenteve, cilësia në rrugë

Karamuço: Shkaktarë të vërtetë të aksidenteve, cilësia në rrugë

Ervin Karamuço nga studio e ‘MCN Live’ ka komentuar aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbetën të vdekur 3 persona dhe 3 të plagosur pasi dy automjete tip "Opel Zafira" dhe "Ford" janë përplasur me njëri-tjetrin.

Karamuço deklaroi se aksi ku ka ndodhur aksidenti konsiderohet mjaft problematik, ndërsa theksoi se javët e fundit është ngritur alarmi nga policia rrugore për shtim të tyre si pasojë e mungesës së përqendrimit.

Ai tha se shkaktarë të vërtetë të aksidenteve janë mungesa e elementëve në rrugë, ndërsa bën apel se duhet të shtohen masat pasi ndikim të lartë në aksidentet ka cilësia e rrugës.

Levan- Fier ku ndodhi aksidenti tragjik me tre viktima konsiderohet një aks problematik pa sinjalistikë, ka pasur reshje, mungon ndriçimi, të gjitha kanë influencuar në aksidentin e infektivit. Është një tragjedi e rëndë. Policia rrugore ka ngritur një alarm të madh që ka shtim të aksidenteve për shkak të mungesës së përqendrimit. Është raportuar një rritje e aksidenteve javët e fundit për shkak të mungesës së përqendrimit. Masat duhen shtuar por edhe vëmendja e përdoruesit të rrugës. Nuk dimë rrethana të tjera sepse ngjarja është ende në hetim, por shkaktarë të vërtetë të aksidenteve janë mungesa e elementëve në rrugë. Duhet të shtohen masat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy