
Endri Elezi, 28-vjeçari shqiptar i njohur ndryshe edhe si Endri Blliku është ektraduar nga Italia në Francë pasi akuzohet su një nga organizatorët e sulmit terrorist në Nicë. Sipas hetimeve te kryera nga sutoritetet franceze ka rezultuar se Elezi kishte furnizuar me armë në 14 Korrik 2016 terroristin tunizian, 31-vjeçarin Mohamed Lahouaiej Bouhlel. Në këtë sulm mbetën të vrarë 86 persona, ndër ta edhe 14 fëmijë, si dhe mbetën 400 të plagosur.
Endri Elezi, 28 vjeç, u arrestua më 21 Prill me një urdhër-kërkimi ndërkombëtar i lëshuar nga shteti francez në Caserta në veri të Napolit.
Një gjykatë në Napoli miratoi ekstradimin e Elezit në Francë ndërkohë që gjatë seancës ai mohoi akuzat, duke thënë se nuk kishte shitur ose siguruar armë dhe nuk njihte asnjë nga personat e përfshirë në këto akte terrorriste. Edhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka nisur një hetim ndaj shtetasit Endri Blliku ose Elezi. Ky shtetas, me orgigjinë nga Peqini, me qëllim fshehjen nga autoritetet policore ka ndryshuar disa herë gjeneralitetet e tij, nga Endri Elezi në Juxhino Elezi, Xhino Elezi dhe përfundimisht në Endri Blliku.
Terrorristi tunizian Bouhlel u qëllua për vdekje nga policia franceze në timonin e kamionit që ai po ngiste dhunshëm drejt grupeve të turistëve në shëtitoren buzë detit në Nicë. Gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin me të cilin u krye edhe sulmi terrorist, në kabinën e tij u gjeën eksplozivë dhe armë.



