
Një qytetareje i ra të fikët sot në mesditë në qendrën e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”.
Mësohet se gruaja është ndier keq në momentin e vaksinimit dhe është dërguar në spital për asistencë mjekësore më të specializuar.
Pamjet e siguruara nga MCN TV tregojnë momentin e mbërritjes së ambulancës.
Mësohet se shkak për gjendjen e të fikëtit mund të jetë bërë anemia.



