
Dymbëdhjetë janë të pandehurit që do të shkojnë për gjykim për dosjen “339”.
Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, në përfundim të hetimeve paraprake, ka kërkuar dërgimin për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda të çështjes penale Nr. 339/1, të vitit 2016, në ngarkim të: Ramadan Dushaj, Rezart Cacani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ndërkohë, të akuzuar janë edhe Vilson Noka, Fatjon Marku, Samuel Ndoka, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, si edhe Elis Guri dhe Luan Boça, të akuzuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” në bashkëpunim.
Dosja 339/1 ka të bëjë me përgjimet e komunikimeve mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, me bandën e Avdylajve.



