Tenton të hyjë në Shqipëri me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara, pranga të riut në Morinë

Tenton të hyjë në Shqipëri me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara, pranga të riut në Morinë

Tentoi të kalonte kufirin, me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara, arrestohet në flagrancë një person në Morinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje për në Shqipëri, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. P.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 76 pako me fishekzjarrë dhe veshje të ndryshme, të padeklaruara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Kukës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, shtetasin A. P., 24 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy