Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, anëtarë të tij edhe disa shtetas shqiptar

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, anëtarë të tij edhe disa shtetas shqiptar

Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operaion antidrogë, ku në pranga janë vënë 12 persona, 2 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie” dhe 32 persona po hetohen në gjendje të lirë. Mediat italiane raportojnë se pjesa më e madhe e këtij grupi kriminal janë shtetas shqiptarë, të cilët dyshohet se aktivitetin e tyre kriminal e kanë nisur që prej vitit 2019.

Policia italiane ka mundur të zbulojë të gjithë zinxhirin e trafikut të drogës duke nisur që nga Belgjika, Holanda dhe Gjermani, Shqipëri dhe më pas lënda narkotike çohej në Itali, në rajonin e Abruzzo-s, pranë lumit Alento, ku ruhej e fshihej.

Nga aty droga merrej dhe dërgohej me kamionë në rajonet e Marche ose Emilia. Dyshohet që ky grup kriminal blinte kryesisht kokainë, heroinë dhe marijuanë nga Belgjika dhe Holanda e më pas sasia e lëndës narkotike çohej në Itali nëpërmjet makinave. Por cilët janë shqiptarët që janë vënë në pranga? Në pranga rezulton se janë vënë shtetasit e mposhtëm:

Gjysho Bana, 38 vjeç, banor në Montesilvano

Emiljan Guri, 31 vjeç banor në San Benedetto del Tronto

Bujar Perlica, 49 vjeç, banor në Montesilvano

Edmond Roci, 45 vjeç, banor në Montesilvano

Brikel Ziu, 35 vjeç, banor në Montesilvano

Miklovan Ziu, 42 vjeç, banor në Montesilvano

Armand Veliu, 34 vjeç banor në Milano.

Në pranga kanë rënë edhe 5 italianë të moshave nga 31 deri 49 vjeç. Operacioni për shkatërrimin e këtij grupi kriminal u quajt “Alento” pas kapjes së një sasie droge në një bazë pranë lumit Alento. Gjithsej gjatë hetimeve janë arrestuar në flagrancë 19 persona dhe janë sekuestruar rreth 60 kilogramë kokainë dhe heroinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy