Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Kuqe të Kurbinit, ku për pasojë ka ndërruar jetë një dyvjeçar.
Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë si pasojë vdekjen e fëmijës.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Fushë-Kuqes.
Njoftimi
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur " Kryqëzimi i Fushe Kuqes", janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



