Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Vashtemi, ku një mjet tip ‘Benz’ është përplasur me një mjet bujqësor (zetor).
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit bujqësor i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korcës për ndihmë mjekësore.
Aktualisht gjëndja e tij ende nuk bëhet e ditur, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Aksidenti i regjistruar pak minuta më parë në këtë aks ka rënduar edhe trafikun.



