Pas ngjarjes së 21 marsit ku në pranga ranë 3 persona në Tiranë, Agjencia e mbikëqyrjes policore ka arrestuar edhe efektivin e operacionales Ervis Shkurta, duke bërë të ditur se ai kishte lidhje me grupin e trafikantëve.
Nga hetimet rezulton se Shkurta ka qenë afër vendit të ngjarjes kur Sulejmanaj tentoi të shtypë me makinë agjentët e Antidrogës dhe sapo ka parë që kolegët e tij të ndërhyjnë, ka njoftuar grupin tjetër kriminal që prisnin për të marrë kokainën, që të largohen me shpejtësi.
Identifikimi i efektivit të operacionales u krye pasi zbërthimit të tre të arrestuarve ku janë konstatuar biseda mes tyre dhe një numri anglez të regjistruar “Visi i Pazarit”.
Sipas policisë, efektivi bashkëpunonte me trafikantët për tregtimin e lëndës narkotike, ndërsa Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se vijon puna për pastrimin e policisë.



