
Një tjetër çantë e dyshimtë e lënë në karriget e një biznesi në lagjen 15 tetori në Fier, ka bërë që të mbërrijë policia dhe të rrethojë zonën.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:00, kur në Polici ka ardhur një telefonatë se në lagjen "15 Tetori", Fier, në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe është konstatuar një çantë krahu.
Çanta është e zezë, jo shumë e madhe dhe është lënë në një prej karrigeve të pozicionuar në anë të biznesit.
Policia po kryen procedurën standarde për të bërë verifikimin e rastit.



