
Kanë përfunduar fjalimet e qytetarëve, pedagogëve dhe aktivistëve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, në kuadër të ditës së 43-të të protestave.
Menjëherë pas mesazheve të përcjella nga podiumi, protestuesit nisën marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Me thirrje të vazhdueshme, pjesëmarrësit kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa gjatë marshimit u dëgjuan sloganet: "Rama, jep dorëheqjen!" dhe "Rama në burg, Berisha në burg!"
Gjatë protestës, qytetarët përsëritën edhe pesë kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndërmarrjen e ndryshimeve kushtetuese.



