
Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Camouflage 8”, ka goditur një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke vënë në pranga një person.
Efektivët e policisë Tiranë, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, bënë arrestimin në flagrancë të F. Gj., 32 vjeç, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
32-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, duke transportuar 23 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, të cilëve iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, dhënien ndihmë për transportimin e tyre drejt pikave të kalimit kufitar.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 23 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë.



