
Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 13 vite burg për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, është arrestuar sot në Shkodër.
Burime për MCN bëjnë me dije se në pranga është vënë Ardit Brahimi, lindur dhe banues në fshatin “Trush”, Shkodër.
Sot me dt 19.09.2022 u be e mundur kapja e shtetasit në kërkim Ardit Besnik Brahimi 30 vjeç, lindur dhe banues në fshatin "Trush", Njësia Administrative Berdice, Bashkia Shkodër, pasi ky shtetas me Vendim Nr. 97, dt 28.04.2022 të Gjykatës së Apelit Shkodër e ka dënuar me 13 vite burgim për veprën penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit".



