Në kërkim për vjedhje me dhunë, arrestohen në Muriqan 40-vjeëari

Në kërkim për vjedhje me dhunë, arrestohen në Muriqan 40-vjeëari

Një peron i shpallur në kërkim nga policia për vjedhje me dhunë ka përfunduar në prangat e policisë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, në dalje të RSH-së kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës, pasi më datë 13.03.2022, shtetasi E. K., 57 vjeç, banues në Kosovë, ka bërë kallëzim se 40-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka vjedhur me dhunë disa dokumente dhe shumën 850 euro.  

Ky shtetas iu dorëzua strukturave të Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy