
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Vorë-Tiranë.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale L.D 30 vjeç teksa ka qenë duke drejtuar mjetin, ka përplasur 41 vjeçarin, i cili ishte duke udhëtuar me motor.
Policia njofton se ditën e sotme është bërë arrestimi i shoferit 30 vjeçar, i cili ka aksidentuar për vdekje 41-vjeçarin.
L. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Vorë-Tiranë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. M., 41 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.



