Në kërkim për trafik droge në Gjermani, sekuestrohen pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij

Në kërkim për trafik droge në Gjermani, sekuestrohen pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, janë sekuestruar pasuritë e shtetasit Shkëlzen Kastratit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” në Gjermani që prej vitit 2022, si dhe pasuritë e babait të tij, Isni Kastrati.

 

Sipas Prokurorisë, pasuritë e sekuestruara nuk justifikohen nga të ardhura apo fitime të ligjshme. Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të procedimit pasuror nr. 01, të regjistruar më 18.02.2026. 

 

Nga analiza e specializuar financiare ka rezultuar se shtetasi Shkëlzen Kastrati dhe personi i lidhur me të, babai i tij, nuk kanë pasur mundësi financiare për të siguruar pasuritë e regjistruara në emër të tyre. 

 

Në këto rrethana, Prokuroria ka vlerësuar vendosjen e masave kufizuese mbi pasuritë e paluajtshme, pasi dyshohet se janë përfituar si rezultat i përfshirjes së Shkëlzen Kastratit në aktivitet të paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. 

 

Gjykata ka pranuar kërkesën dhe ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë: 

 

1- Pasuria e paluajtshme njësia nr.16, në Zonën Kadastrale 8518, Plazh Durrës, me sipërfaqe 191.00 metra katrorë, e përfituar nga shtetasi I.K;

2 – Pasuria e përfituar me kontratën për kalim të drejtash datë 31.08.2017, me përfitues shtetasin Sh.K.;

a). apartament nr.36, tipi 1+1, sipërfaqe neto 56.69 m², me sipërfaqe të përbashkët 8.44 m², dhe sipërfaqe totale 65.13 m² seksioni nr.3, kati i tretë banimi, (i katërt mbi tokë) i përbërë nga një dhomë e një kuzhinë dhe ambjente të tjera përdorimi të përbashkët;

b) Pasuria apartamenti nr.39, tipi 1+1, sipërfaqe neto 56.69 m² me sipërfaqe të përbashkët 8.44 m², dhe sipërfaqe totale 65.13 m² seksioni nr.3, kati i katërt banimi, (i pesti mbi tokë) i përbërë nga një dhomë e një kuzhinë dhe ambjente të tjera përdorimi të përbashkët;

c) Pasuria garazh me nr.28; si dhe

3- Pasuria e përfituar nga shtetasi Sh.K, me anë të kontratës së porosisë me nr.1265, apartament me sipërfaqe ndërtimi në total 104.8m², ambiente të përbashkëta 10.5m², në rrugën “Don Bosko” Tiranë.

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy