Akuza për ngacmim seksual/ Pezullohet nga detyra drejtori i shkollës në Pogradec

Akuza për ngacmim seksual/ Pezullohet nga detyra drejtori i shkollës në Pogradec

Është pezulluar nga detyra drejtori i shkollës së Stropckës në Pogradec, Adriatik Hoxhallari, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të moshës 15-vjeçare.

Drejtori u dërgonte vajzave mesazhe në telefon me konotacione seksuale.

Kafshime të buzës gjatë orës së mësimit, ngacmime në oborrin e shkollës dhe më pas edhe SMS në numrat e celularit në orën 23:00 duket se kanë qenë ato që kanë bërë që drejtori, i cili njëherazi jepte edhe lëndën e gjeografisë, të përfundojë në pranga.

Në prani të psikologëve dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit. Po ashtu, ai u ka dërguar mesazhe ngacmuese në orët e natës.

Në lidhje me këtë ngjarje ditën e djeshme reagoi edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila tha se drejtori do të marrë dënimin e merituar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy