Objekti që shihni në foton më sipër, është pallati që çoi në pranga ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Për të është dhënë leja e ndërtimit 11 vite më parë, ndërsa ndodhet në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar. Gjithashtu, për këtë janë dhënë urdhër-arreste edhe për ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, të cilët kanë qenë në punësuar në periudhën e Dakos.
Pallati me 11 kate pësoi dëmtime pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019. Si pasojë nisën hetimet nga SPAK, ndrsa në dosje u gjetën shkelje nga ana e Vangjush Dakos dhe ish punonjësve në zyrën e Urbanistikës, Durrës. Në vijim të këtyre hetimeve, në SPAK është pyetur më herët edhe Dako. Ky i fundit, është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë pasditen e sotme, pasi mësoi që ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest.
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin arrestimin e Vangjush Dakosh dhe të 4 ish-zyrtarëve të Drejtorisë së Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit, përfshirë ish-Drejtorin Adhurim Qehajaj, si dhe pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farku dhe inxhinjeren e kompanisë. Arrest me burg është kërkuar edhe për tre ish punonjëse të Bashkisë së Durrësit.



