Një vajzë e re në Sarandë ka denoncuar në polici babanë e saj, për abuzim seksual me të.
Nga ana e uniformave blu u bë ndalimi i shtetasit R. Rr., 57 vjeç, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, pasi ka kallëzuar vajza e tij 24 vjeçe, se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në banesën e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.



