Veliu-policëve: Çdo komisariat listë me personat pozitivë, kontrolloni zbatimin e vetizolimit

Veliu-policëve: Çdo komisariat listë me personat pozitivë, kontrolloni zbatimin e vetizolimit

Policia e Shtetit deklaroi se i ka të gjitha listat me emrat e personave të prekur me koronavirus në vend.

Duke u nisur nga kjo, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, u ka dhënë detyrat komisariateve lidhur me situatën alarmante me COVID-19 në Shqipëri pas shtimit të rasteve.

Veliu ka kërkuar nga çdo komisariat nga një listë për zonat e tyre të personave që janë pozitivë me koronavirus dhe është detyra e policëve të kontrollojnë nëse ata po zbatojnë vetizolimin apo jo.

Një tjetër porosi që është dhënë është ndalimi i çdo grumbullimi, përfshirë edhe ato politike, ashtu siç paralajmëroi edhe kryeministri Rama.

Kryepolici ka kërkuar nga efektivët të jenë të pajisur me maska dhe po ashtu të kontrollojnë nëse në qendra tregtare dhe supermarkete klientët i përdorin ato.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy