Aksident në aksin Lushnjë-Fier, një person në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lushnjë-Fier, një person në gjendje të rëndë

Një person ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Fier.

 

Rreth orës 18:25, Zabit Hoxha, 50 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me një motomjet, me drejtues Anxhelo Tare, 28 vjeç.

 

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy