
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar pyetjen e mjekëve dhe infermierëve lidhur me ngjarjen e rëndë të ndarjes nga jeta të Lear Kurtit.
6 pjesëtarë të bluzave të bardha përgjatë ditës së premte kanë qëndruar 3 orë në Prokurori.
Rezulton se Lear Kurti ka mbërritur pa jetë në spital. Sipas kartelës, mjekët kanë dhënë ndihmë mjekësore, por ka qenë në mundur t’a kthenin në jetë. Sot ka nisur ekzaminimi i kamerave të spitalit, sipas dëshmisë së mjekëve dhe kartelës.
Deri më tani mjekët rezultojnë pa shkelje ligjore.



