
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 24 persona nga koronavirusi, derisa nga 7.027 testime, 357 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 1.498 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 138.950.
Numri i rasteve aktive është 15.835.



