Sasia prej 392 kg hashash që policia greke bllokoi të dielën në Artë kishte pronare një shtetase të Republikës së Greqisë, ndërsa dy shqiptarët e arrestuar ishin shoferë të saj. Ky është zbulimi që pasoi hetimin e këtij rasti të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.



