I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 45-vjeçari në Korçë

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 45-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një 45-vjeçar me iniciale A. XH. pasi gjykata ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

45-vjeçari ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Knock down 1”, të finalizuar më datë 19.04.2022.

Njoftimi: DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Knock down 1”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim A. Xh., 45 vjeç, banues në Korçë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

45-vjeçari ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Knock down 1”, të finalizuar më datë 19.04.2022, nga strukturat e Policisë Korçë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ushtronte aktivitet kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy