Merr flakë një apartament në zonën e “Freskut”

Merr flakë një apartament në zonën e “Freskut”

Një apartament në katin e dytë të një pallati në zonën e “Freskut” në kryeqytet është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në rrugën “Fadil Deliu”, ndërsa policia ka bërë të mundur evakuimin e të gjithë banorëve të pallatit.

Forcat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të shuar flakët e përhapura në apartament.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.11.2021, rreth orës 18:20 në rrugën "Fadil Deliu", ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy