Një 27-vjeçar është plagosur rëndë në qytetin e Vlorës. Burime për MCN bëjnë me dije se plagosja ka ardhur si pasojë e një sherri në sheshin “Flamur” në Vlorë.
I plagosuri mësohet se është Besim Hoxha 27-vjeç dhe është goditur me sëpatë në pjesën e kurrizit, teksa ka qenë duke konsumuar një kafe në lokal.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës nga patrulla e policisë ku do i nënshtrohet një operacioni.



