Kamioni përplaset me makinën në Shkodër/ Plagosen nënë e bir  

Kamioni përplaset me makinën në Shkodër/ Plagosen nënë e bir  

Policia e Shkodrës ka njoftuar se pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Shkodër- Han i Hotit.

Një kamion është përplasur me një makinë.

Për pasojë, është plagosur shoferi 36-vjeçar i automjetit dhe nëna e tij. Të plagosurit janë shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20,  në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit,  kamioni me drejtues shtetasin M. M., 55 vjeç,  është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 36 vjeç.

Si pasojë janë  dëmtuar lehtë 36-vjeçari dhe nëna e tij shtetasja L. P., rreth 61 vjeçe (pasagjere) të cilët janë në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy