Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Divjakë.
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, shtetasi Leonard Dushku, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xhaferr Sina, 19 vjeç, Ramadan Deda, 23 vjeç, Fjordi Caka, 18 vjeç dhe Dorjan Daja, 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



