I vuri zjarrin një pjesë të pyllit, arrestohet 28-vjeçari në Zall Bastar

I vuri zjarrin një pjesë të pyllit, arrestohet 28-vjeçari në Zall Bastar

Policia e Tiranës bën të ditur se ka arrestuar 28 vjeçarin në Zall Bastar, nën dyshimet se i ka vënë zjarrin një pjese të pyllit.

Poashtu i njëjti ka prerë pemë në vendin e quajtur "Qafa e Kutreqit", në fshatin Kutreq.

Njoftimi- Tiranë

Preu pemë në fshatin Kutreq dhe më pas i vuri zjarrin një pjese të pyllit, identifikohet dhe arrestohet 28-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin:

- O. D., 28 vjeç, për veprat penale "Prerja e paligjshme e pyjeve" dhe "Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor", parashikuar nga nenet 205 dhe 206/a të Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se ka prerë disa pemë në vendin e quajtur "Qafa e Kutreqit", në fshatin Kutreq, Zall Bastar, dhe më pas i ka vënë zjarrin një pjese të pyllit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin, dhe fton ata që të denoncojnë në numrin 112 për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy